×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vazhdojnë përmbytjet nga shiu në Pakistan, rritet edhe numri i viktimave – PAMJE

    Insajderi
    02 August 2022 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përmbytjet nga shiu kanë lënë të vrarë 140 njerëz në zonat e prekura nga përmbytjet në Pakistan, njoftojnë mediat e huaja.

    Punonjësit e shpëtimit të mbështetur nga ushtria kanë evakuuar mijëra njerëz të izoluar, përfshirë gra dhe fëmijë, nga provinca jugperëndimore e Baluchistanit, në veriperëndim dhe gjetkë që nga java e kaluar, transmeton Insajderi.

    Ajo që dihet deri më tani, është se nga përmbytjet me shiun që nga qershori kanë vdekur 478 persona në Pakistan.

    Ndryshe, autoritetet po shpërndajnë ushqime dhe sende të tjera të nevojshme për viktimat e përmbytjeve në të gjithë vendin.

    Të hënën, kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif vizitoi zonat e prekura nga përmbytjet në Baluchistan dhe premtoi mbështetje financiare për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre nga përmbytjet.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark