Bardhyl Idrizi – Bardhi mori vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 3.
Ai u përfol jashtëzakonisht shumë për lojën brenda, lidhjen që krijoi e po ashtu edhe për raportin me menaxherin e tij, Jetmir Agajn.
Duket se me këtë të fundit problemet kanë vazhduar edhe jashtë shtëpisë së famshme.
U tha se këngëtarit nga Kumanova ia ka mbyllur rrjetet sociale dhe se më nuk e ka në menaxhim.
U kuptua gjithashtu që të njëjtit i janë anuluar koncertet nga vetë menaxheri.
Në një postim që ka shpërndarë Sara në InstaStory bëhet e ditur një gjë e tillë.
Partnerja e tij, Sara Gjordeni në anën tjetër falënderoi të gjithë për përkrahjen që po merr në rrjete sociale. /Telegrafi/