×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon aksioni i policisë ndaj personave që kërkojnë lëmoshë – Merren në stacioni 19 persona

    Insajderi
    19 April 2024 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur aksionin për largimin e lëmoshkërkuesve nëpër sheshet e Prishtinës.

    Sipas njoftimit aksioni ka nisur me 6 prill të këtij viti.

    Deri më tani në stacion policor janë shoqëruar 19 persona, nga të cilët 12 janë fëmijë.

    Njoftimi i plotë:

    Nisur nga shqetësimet e fundit që kanë zënë vend lidhur me numrin e madh të personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e kryeqendrës, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, në kuadër të punës së tyre për parandalimin e kësaj dukurie me datën 06.04.2024 ka filluar aksionin për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.

    Gjatë këtij aksioni zyrtarët policor kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin në stacionet policore të 19 personave prej të cilëve 12 fëmijë.

    Intervistimi i personave është bërë në prezencën e zyrtarëve të qendrës për punë sociale dhe njësive kompetente të cilët në koordinim të plotë, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që ndaj personave të rritur janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark