Insajderi
Insajderi

Vazhdon aksioni për rrënimin e villave pa leje në Batllavë

Insajderi
07 July 2023 - 16:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vazhdon aksioni për rrënimin e villave pa leje në Batllavë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Podujevës vazhdoi sot aksionin e rrënimit të vilave pa leje në Batllavë, i cili ishte ndërprerë disa muaj më parë.

Në Batllavë do të rrënohen katër vila, të cilat janë ndërtuar pa leje. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, i cili u shpreh se aksioni do të vazhdojë deri në rrënimin e katër vilave.

Ai shtoi se procedurat për rrënimin e katër vilave në Batllavë kanë përfunduar.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar ka filluar aksioni për rrënimin e vilave pa leje në Batllavë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark