×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avokati i Adil Behramajt tregon se a ka të bëj bastisja me gjykimin e Thaçit

    Insajderi
    22 February 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga orët e mëngjesit është duke u realizuar një aksion i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara. Cak është banesa e Adil Behramajt, drejtues i portalit Demokracia.com.

    Edhe pas gjithë këtyre orëve Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe EULEX nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë aksion.

    Avokati i Behramajt, Artan Qerkini tha për Gazetën Insajderi se nuk është specifikuar se për çfarë rasti po ndodh bastisja.

    “Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij mendojmë se ky vendim është i përfshirë në disa shkelje kushtetuese.

    Nga gazetarët ai është pyetur se a ka të bëj kjo bastisje me gjykimin e Thaçit në Hagë.

    Ai përgjigjur se është shumë herët për të thënë një gjë e tillë.

    Para banesës së Behramajt ndodhen një numër i madh policëve civilë të EULEX-it.

    Gazeta Insajderi sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

    Gazeta Insajderi sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark