Besa Famgas e ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar. Skuadra pejane të enjten e fitoi Superkupën e Kosovës.
Në ndeshjen për Superkupë, Besa Famgas e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 36:29.
Ndeshja u zhvillua në Istog.
Dallimi në rezultat u bë në pjesën e dytë, të cilën skuadra pejane e dominoi. Besa në edicionin e kaluar kishte fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Në fakt ka mbledhur trofetë për kohë shumë të gjatë. Kastrioti vjet ishte në finale të Kupës. Deri më tani në hendboll nuk është luajtur Superkupa. Por FHK-ja ka vendosur që prej këtij viti, kjo garë të jetë tradicionale.