Kanë vazhduar parregullësitë përgjatë rifillimit të procesit të numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Komunën e Mitrovicës.
Mediumi lokal ‘Mitropol’ ka publikuar fletëvotime me numra serik që nuk përputhen me njëra tjetrën.
“Evidentohen sërish parregullsi edhe gjatë numërimit të sotëm – vërehet mospërputhje e numrave serik në fletëvotime – numri serik te fletëvotimi në foto dallon nga tjerat në tabak”, thuhet në këtë raportim.

Të njëjtin fenomen e ka raportuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, përmes një videoje të publikuar në ‘Facebook’.
Behrami po ashtu ka publikuar një video tjetër ku pretendohet se fletëvotimi i qendrës së numërimit 1105/03 është hasur në Qendrën e Votimit 1105/04. /Insajderi.org/