×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicër, vazhdon gjyqi rreth deklaratës “kosovarët therin zviceranin”

    Insajderi
    01 March 2016 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i përgjithshëm i partisë SVP, Martin Baltisser dhe zëvendësja e tij, Silvia Bär do të dalin sërish para Gjykatës së Lartë të Bernës në Zvicër më 8 mars.

    Ata do të zhvillojnë procesin e radhës ku mbahen përgjegjës për procesin rreth afisheve të SVP-së me mbishkrimin “Kosovarët therin zviceranin” që pati ndodhur në vitin 2011.

    Ata ishin dënuar me gjobë me kusht për diskriminim në bazë race. Pastaj të dy e kanë atakuar vendimin gjyqësor në një shkallë më të lartë, pra në Gjykatën e Lartë të Kantonit të Bernës.

    Teksti i afishes “Kosovarët therin zviceranin”, ishte publikuar në gusht 2011 në shumë gazeta dhe në faqen e SVP-së në internet. Dy të akuzuarit, para gjyqit kanë thënë se me këtë tekst vetëm është përshkruar gjendja, gjegjësisht është konstatuar sulmi ndaj një zvicerani, raporton albinfo.ch

    Kjo sipas gjykatës është një përgjithësim i padiferencuar dhe i palejueshëm pasi realisht bëhej fjalë vetëm për një kosovar dhe jo në shumës.

    Teksti origjinal më vonë është modifikuar nga “kosovarët”, është bërë “kosovari”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark