×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Vazhdon nepotizmi në Gjilan – Punësohet familjarja e deputetes së Vetëvendosjes

    Insajderi
    22 September 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Punësimet familjare e ato partiake nuk po ndalen në komunat ku udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje. Së fundmi, në konkursin për edukatore në Gjilan një vend iu bë edhe kunatës së deputetes së pushtetit, Arijeta Rexhepi.

    Gazeta Insajderi

    Drejtoria e Arsimit në Gjilan shpalli konkurs me 3 korrik 2023 për vendet e punës “edukatore” dhe “edukatore mbështetëse“. As ky konkurs nuk kaloi pa punësime të të afërmeve.

    Gazeta Insajderi ka mësuar nga burime të sigurta se njëra nga edukatorët e përzgjedhura është Nesibe Mustafa, kunata e deputetës së Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV’së, Arijeta Mustafa Rexhepi.

    Pas testit me shkrim dhe intervistës me gojë, kandidatja Nesibe Mustafa mori gjithsej 172.5 pikë.

    Nga 24 kandidate gjithsej, kunata e deputetes arriti të jetë e dyta në listë.

    Nesibe Mustafa u përzgjodh si edukatore në institucionin parashkollor “Integj” në Gjilan.

    Insajderi ka kontaktuar deputeten Rexhepi për të marrë një koment lidhur me çështjen, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark