×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Vazhdon nepotizmi në Suharekë- Djali i drejtorit të arsimit punësohet infermier në QKMF

    Insajderi
    08 June 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avazi i punësimeve të familjarëve nuk po ndalet në Komunën e Suharekës. Edhe këtë herë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Së fundmi, Rrezon Bajselmani, djali i drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, Remzi Bajselmani u përzgjodh për pozitë infermier në Urgjencën e QKMF’së “Rexhep Kuçi”, shkruan Insajderi.

    Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me 27 shkurt 2023 ka hapur konkurs për 5 vende të lira pune për pozitën infermier/e në Urgjencën e QKMF’së “Rexhep Kuçi” në Suharekë.

    Nga shtatë kandidatë, pas intervistës dhe testit me shkrim u pranuan pesë prej tyre. Në mesin e tyre ishte edhe djali i drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, Rrezon Bajselmani.

    Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Remzi Bajselmani ka mohuar se ka ndikuar në punësimin e djalit të tij. Ai për Insajderin tha se djali i tij nuk ka pasur konkurrencë.

    ​”Unë nuk jam marr fare me këtë punë. Konkursi ka qene i hapur për 5 vende dhe sipas asaj që di kanë apliku vetëm 6 kandidat. Njëri nga të pranuarit është edhe Rrezoni. Nuk ka pas konkurrencë dhe nuk është tejkalu askush që ka pas përvojë apo përgatitje më të lartë“, tha drejtori Bajselmani.

    Ndryshe, Gazeta Insajderi ka raportuar javën e kaluar për punësimin e vajzës së vëllait të kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, Edona Muharremaj për teknike të Farmacisë në QKMF’në “Rexhep Kuçi”.

    Kryetari Muharremaj ka mohuar se ka ndikuar që në këtë konkurs të përzgjidhet mbesa e tij. Ai për Insajderin tha se beson që familjarja e tij e ka merituar vendin e punës.

    GazetaInsajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark