Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë po vazhdon edhe në këto momente puna intensive e stafit përgjegjës aty.
Zyrtari për informim i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ende janë duke i pranuar materialet zgjedhore nga komunat e Kosovës, duke shpresuar që gjatë ditës të arrijnë t’i kompletojnë të gjitha.
Ai po ashtu tregoi se ka qenë tejet i angazhuar gjatë gjithë kohës me mediat, duke e potencuar se jo vetëm ato vendore, por interesim të shtuar ka pas edhe prej gazetarëve të huaj.