Insajderi
Biznes

Vazhdon rritja e dollarit

Insajderi
08 June 2019 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.05 për qind dhe u këmbye me 108.47 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivelin e qendrueshëm prej 97.042 .DXY, duke lënë pas kështu nivelin më të ulët të javës, ku ai ra me 0.3 për qind në nivelin 96.749. DXY. Gjatë gjithë javës që lamë pas, ky indeks shënoi një rënie me 0.72 për qind, njëkohësisht edhe performance e tij më e keqe që prej 15 marsit.

Monedha e përbashkët, euro, humbi 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1269 euro për dollarë amerikanë.

Paundi britanik avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmye me 1.2704 paund për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se dy javët e fundit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark