Insajderi
Lajme

Vazhdon skandali: Ministrja serbe arsyeton fashizmin, thotë se spastrimi etnik duhej bërë me “vullnet të lirë”

Insajderi
17 July 2026 - 13:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vazhdon skandali: Ministrja serbe arsyeton fashizmin, thotë se spastrimi etnik duhej bërë me “vullnet të lirë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja serbe, Snezana Paunovic, po vazhdon të defilojë nëpër studio televizive në Serbi pas skandalit që ka shkaktuar me deklaratën e saj për “spastrim etnike të Kosovës”.

Pasi të enjten i ka kërkuar falje Vuçiqit e kryeministrit të saj dhe jo shqiptarëve, Paunovic sot është shfaqur në “TV Prva”, duke u munduar të arsyetohet për fashizmin e saj ekstrem.

Ajo ka thënë se e ka menduar një “spastrim etnik” me “vullnet të lirë” dhe jo “duke likuiduar dikë”, shkruan N1, transmeton Express.

“Jo me likuidimin e askujt, por thjesht me vullnet të lirë. Shpjegimi i asaj deklarate sime ishte ky: Millosheviqi duhej të bënte këtë kushdo që nuk e respektonte Kushtetutën dhe ligjet e atëhershme të Republikës Federale të Jugosllavisë, të kthehej në vendin e tij amë, të cilin e konsideronte më të mirë, ndërsa me terroristët, si kudo në botë, të merreshin forcat zyrtare të armatosura.”, ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark