×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vazhdon sot gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Insajderi
    25 April 2024 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi do të rinis në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri.

    Pasditen e djeshme, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 56-të i cili ishte dëshmitar i mbrojtur me kodin W04850. 

    Sipas përmbledhjes së prokurorisë të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar dëshmoi për një individ i cili ishte arrestuar nga UÇK-ja në vitin 1999 dhe që prej atëherë është i zhdukur.

    Po ashtu dje ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i 55-të të ZPS-së, Ramiz Qeriqi, në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer si komandant batalioni në Brigadën 121 të UÇK-së në zonën e Pashtrikut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark