FC Prishtina ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Malishevës të dielën (10 Prill) me fillim nga ora 13:30.
Ndeshja në fjalë nuk do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mirëpo në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.
Një vendim i tillë erdhi për shkak të ruajtjes së fushës pasi që Përfaqësuesja e Kosovës në konkurencën e femrave të martën më 12 Prill përballet me Belgjikën në “Fadil Vokrri”.