×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Vazhdon votimi në Turqi, kur pritet të dalin rezultatet?

    Insajderi
    28 May 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Miliona votues janë parë drejt qendrave të votimit në Turqi për të votuar në balotazhin e parë presidencial, derisa kanë mbetur edhe pak orë derisa procesi i votimit të mbyllet.

    Gjatë ditës, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan hodhi votën e tij, ku tha se ky është balotazhi i parë presidencial në historinë demokratike të Turqisë.

    Erdogan u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë, duke shtuar se pjesëmarrja e votuesve ishte afër 90% në zgjedhjet e 14 majit, një trend i rrallë globalisht.

    Votën e ka dhënë edhe udhëheqësi i Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe kandidati i përbashkët presidencial i Aleancës Kombëtare, Kemal Kilicdaroglu dhe gruaja e tij Selvi Kilicdaroglu, votuan për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.

    Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundon në orën 17:00. Rezultati pritet të dalë përgjatë së dielës.

    Më shumë se 64.1 milionë njerëz pritet të votojnë në balotazh, duke përfshirë mbi 1.92 milion votues jashtë shtetit që kanë hedhur tashmë votat e tyre dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.

    Votuesit do të zgjedhin midis Erdoganit, i cili kërkon rizgjedhjen, dhe kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu.

    Zgjedhjet presidenciale janë mbajtur fillimisht më 14 maj, ku Erdogan mori 49.52% të votave, ndërsa Kilicdaroglu doli i dyti me 44.88% dhe Sinan Ogan i Aleancës ATA mori 5.17%.

    Ai që merr shumicën e plotë, më shumë se gjysmën e totalit të votave, do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit. /AA/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark