×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e 21 vjeçares nga koronavirusi, ka dyshime për pakujdesi të mjekëve

    Insajderi
    11 July 2020 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vdekja e 21 vjeçares nga Podujeva ditën e djeshme, ka tronditur opinionin publik. Ajo ishte prekur me koronavirus dhe sapo kishte lindur foshnjen, kishte ndërruar jetë.

    Por dyshime për vdekjen e saj janë ngritur më pas. Komentues të shumtë kanë shkruar se 21 vjeçarja nuk kishte humbur jetën si pasojë e koronavirusit por nga pakujdesia e mjekëve, shkruan Insajderi.org

    Një koment në rrjetet sociale, profil i njohur për Gazetën Insajderi, ka shkruar se 21 vjeçarja nga Podujeva nuk ka vdekur nga Covid-19 por nga pakujdesia e mjekëve.

    “Nuk është e vërtetë që ka vdek prej virusit se pacientja ka qenë që dy javë në spital por nga pakujdesia e mjekëve ka vdekur sepse me pacientën kam qenë në dhomë. Ka pasur gjakderdhje të madhe por asnjë mjek nuk ka ardhë tri orë as me e vizitu, më vjen keq për të ndjerën se ka vuajt shumë por ata mjekë Zoti i vraftë…”, thuhet në komentin e lexueses.

    Ky është rasti i parë që vihet në dyshim vdekja e pacientëve gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Shumë qytetarë shprehën të bindur se disa nga viktimat që janë të prekur me koronavirus, nuk kanë vdekur si pasojë e covid-19./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark