Një person rreth të 50-tave ka humbur jetën pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët në Gjilan.
Për këtë ngjarje tragjike ka shkruar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohin tashmë të ndjerit.
“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve. Njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie. Shpresojmë që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”, ka shkruar ai.
@insajderiofficial #Kosova #kosovo🇽🇰 #kosova🇽🇰 #fypシ #fypdongggggggg #fyppppppppppppppppppppppp #gjilan #gilan #gjilan🇽🇰 #gjilani06🇽🇰🇦🇱🦅❤️ #shqiptar #shqipe #albanians #rreziku ♬ original sound – GazetaInsajderi