×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdekja e Deharit, Haxhiu: Provat ekzistojnë, duhet vullneti i policisë e prokurorisë për ta zbardhur rastin

    Insajderi
    05 November 2023 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në 7 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit ka shkruar se “krimi ndaj Deharit, përfshinë një sërë veprimesh për të cilat ende askush nuk dha përgjegjësi”.

    Haxhiu ka thënë se janë zhvilluar hetime të ndryshme por edhe përpjekje për ta fshehur rastin, derisa shtoi se provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet është vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur deri në fund këtë rast.

    “I paraburgosur, pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim, për 68 ditë në burg, Astrit Dehari nuk u mor asnjëherë në pyetje. Në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor, Astrit Dehari u vra në rrethana të sqaruara nga ekspertë të mjekësisë ligjore dhe Raporti i Institutit Zviceran nga Lozana, por të pa sqaruara nga aturoitetet e drejtësisë. Siҫ dihet, një sërë anomalish institucionale vërehen menjëherë pas gjetjes së trupit të Astrit Deharit, që nga vonesa e ndihmës mjekësore, tek nxitimi i deklarimeve të Kryepolicit të rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, e po ashtu Kryeprokurorit i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha. Njëri konstatonte se Astriti vdiq nga mbi doza e medikamenteve, kurse tjetri e cilësoi si vetëvrasje ende pa nisur asnjë hetim. Hetime të ndryshme janë zhvilluar, sikurse edhe përpjekjet për ta fshehur këtë krim.”

    Tutje, ajo ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka bërë gjithçka brenda kompetencave të veta.

    “Ministria e Drejtësisë ka bërë gjithçka që lejojnë kompetencat e saj. I mbetet institucioneve të drejtësisë të veprojnë dhe të sjellin rezultate ndaj këtij krimi ende të errësuar.”

    Haxhiu theksoi se drejtësia për Astritin duhet të ndodhë.

    “Ajo nuk mund të vonohet më gjatë.”, ka shkruar ministrja në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark