Reagimet nga bota e sporti pas vdekjes tragjike të Rafael Duamenës kanë qenë të shumta.
Mes tyre, nuk mund të mungonte ajo e një ish-futbollist shumë të njohur ganez, Gian Asamoah.
Ish-sulmuesi, i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit për shumë vite në radhët e kombëtares së Ganës, ka bërë një postim për bashkëkombësin e tij, i cili u nda nga jeta sot pas kolapsit që pësoi në fushën e lojës në stadiumin e Rrogozhinës.
“U prehsh mirë vëlla. Hmmmm jeta”, shkruante ai në postimin e tij në “X” që e shoqëronte me foton e lojtarit të ndarë në mënyrë tragjike nga jeta sot në vendin tonë.