×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdekja e këmbësorit në afërsi të MASHTI’t, policia njofton se ka shoqëruar shoferen në stacion

    Insajderi
    26 February 2024 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një këmbësor ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke thënë se tashmë i ndjeri ka vdekur në vend të ngjarjes.

    “Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë”, ka njoftuar ajo.

    Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

    Sipas Ahmetit, policia ka shoqëruar për në stacion ngasësja e automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark