×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Vdekja” e një festivali

    Insajderi
    11 June 2023 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autor: Rafet Rudi, kompozitor dhe profesor universitar i muzikës

    Festivali, bienalja e Durrësit, “Netët e muzikës klasike” po shuhet.

    Sipas gjasave arsyeja qëndron te mospërkrahja institucionale. Pa mëdyshje, një lajm i pikëllueshëm dhe tronditës.

    Si është e mundshme një gjë e till të ndodh në këtë qytet me kulturë mijavjeçare? A janë të vetëdijshëm autoritetet e Durrësit se çka po humbin me këtë vendim?

    Nëse analizohet festivali në tërësinë njëzetvjaçare të ekzistencës, nëse analizohen temat që festivali inicon dhe të cilat transformohen në fizionomi themelore muzikore të çdo edicioni, do të vërehet se ky manifestim kulturor nuk është festival i zakonshëm. Nuk është festival i përbërë vetëm prej serisë së thjeshtë (dhe rutinor) të koncerteve. Pse? Temat që festivali i zgjedh janë të menduara thellë, tema të cilat nuk i takojnë thjeshtë vetëm sferës së ngusht të muzikës. Kurrsesi! Ai zgjedh temat vitale, të harruara, të neglizhuara të qenies tonë kulturore. Ato kanë të bëjnë me qenësinë tonë kulturore, ato prekin thellësinë dhe ekzistencën tonë kulturore shekullore.

    Në vend se Durrësi të mburret me dhe t’i del në krah një muzikanti, një intelektuali, një personalitet sikur që është Florian Vllashi, bashkëqytetari më besnik i tyre, një njeri që bashkë me familjen e tij janë ëmblema e qytetit, një njeri që vendos të shpenzojë periudhën e vetme të lirë gjatë një viti dhe atë ta ndanë me familjen e tij, me miqët e tij dhe me Durrësin e tij në qetësi (siç bëjnë me të drejt kolegët e tij të shpërndarë në botë), Floriani i rreket kesaj pune të mundimshme tejet sakrifikuese, vetem e vetem për ta pasuruar jetën artistike të qytetit.

    A është e mundshme që autoritetet e qytetit këtë nuk e vërejnë? Festivali (bienalja) “Netët e muzikës… është festival me IDE, festival FRYMEZUES, festival ORIGJINAL, që nuk ka të ngjashëm as në Shqipëri e as në Kosovë. Një festival që i kishte bërë nder çdo vendi tjetër bregdetar të gadishullin tonë ballkanik.

    Thjesht, s’mund t’i kuptoj autoritetet e qytetit dhe autoritetet kulturore qendrore në Tiranë, ndaj ju lutem or miq, PËRKRAHNI këtë festival! Nuk keni nevojë që të bëheni rrënues kulturor – bëhuni MBROJTËS kulturor të këtij qyteti. Durrësi ynë kulturor mijavjeçar bëhet më i bukur me BIENALEN E MUZIKËS KLASIKE.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark