Insajderi
Show

Vdekja e të riut në vendin e punës në Ferizaj – reagimi prekës i Mozzik, publikon foto nga varrimi

Insajderi
27 July 2025 - 15:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdekja e të riut në vendin e punës në Ferizaj – reagimi prekës i Mozzik, publikon foto nga varrimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Ferizajt, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e punës. Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, përfshirë edhe artistin e njohur nga ky qytet, Mozzik.

Reperi i njohur ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të dhimbshme nga ceremonia e varrimit, ku shihet varri i të ndjerit i mbuluar me lule. Në përshkrim, Mozzik ka shprehur pikëllimin dhe indinjatën e tij për këtë humbje të rëndë.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

”Ngushëllime familjes, vllaznive për vdekjen në aksident tragjik të Triumf Islami. Zoti ua lehtësoftë e të ndjerin e mëshiroftë!”, ka shkruar Mozzik.

Postimi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark