×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e turistes në Brezovicë, policia jep detaje

    Insajderi
    14 February 2024 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja për vdekjen e shtetases së Amerikës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

    Sipas policisë ajo ishte gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit e vdekur në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

    Burri i viktimës i ka thënë policisë se atë e ka zënë orteku i borës.

    “Qendra e Skijimit, Brezovicë  13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase Amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark