Ylli i ish grupit One Direction u nda befasisht nga jeta duke i lënë të gjithë të shokuar.
Këngëtari humbi jetën pasi ra nga kati i 3 i hotelit ku po qëndronte në Argjentinë.
Vdekja e tij u shoqërua me mesazhe prekëse nga miqtë, familjarët e fansat, ndërkohë që pas lajmit tragjik është vënë re një rritje e ndjeshme e ndjekësve në Instagram.
Ish-muzikanti i One Direction, Liam Payne, vdiq nga plagët e shumta dhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme e shkaktuar nga rënia, njoftoi sot zyra e prokurorit të Argjentinës, teksa publikoi rezultatet e para zyrtare të autopsisë së kryer ndaj këngëtarit.
Sipas zyrës së prokurorisë së qarkut, raporti i autopsisë tregon për lëndime në përputhje me ato të shkaktuara nga një rënie nga lartësia. Lëndimet në kokë ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen.