×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, 54 vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Insajderi
    21 October 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 54 vjeçar është gjetur i vdekur në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë sot rreth orës 14:00.

    Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç. Aktualisht policia  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark