×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vdekje të dyshimta në Prishtinë e Drenas, gjenden dy trupa të pajetë

    Insajderi
    11 July 2023 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy vdekje të dyshimta janë raportuar sonte, një në Prishtinë e një Drenas.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Insajderin se në Drenas një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Vëllezërit Ahmeti”.

    “Rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Vëllezërit Ahmeti” në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 57 vjeç”, tha ai.

    Sipas tij, janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

    Derisa rreth orës 17:00 është raportuar për një trup të pa jetë të një personi në moshë të shtyrë në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.

    “Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar se trupi i pa jetë është i një mashkulli në moshë të shtyrë”, tha Borovci.

    Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark