×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vdes 28-vjeçarja derisa po ushtronte në palestër, kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës në Ekuador

    Insajderi
    08 December 2022 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 28-vjeçare ka humbur jetën derisa po ushtronte në palestër në Ekuador.

    Gruaja e identifikuar si Betsy Dayana Jaramillo Ramirez, besohet se ka pësuar sulm në zemër në palestrën e fitnesit Zona Muscular në Santa Rosa të provincës El Oro.

    Ramirez është kapur nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda palestrës duke ushtruar, kur befasisht ndalet dhe rrëzohet me fytyrë për tokë, transmeton Telegrafi.

    Të pranishmit që ishin në palestër vrapojnë për ta ndihmuar, ndërsa më të mbërritur autoambulanca u dërgua me urgjencë në spitalin Santa Teresita, ku u konstatua se nuk ka shenja jete.

    Policia dhe mjekët akoma nuk kanë marrë rezultatet përfundimtare të forenzikës, por besohet se Ramirez kishte pësuar sulm në zemër.

    Familjarët e të ndjerës thanë se ajo vazhdimisht kishte shkuar në palestrën ku edhe ndërroi jetë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark