×
Insajderi / Ballina 5

Vdes 40-vjeçari, dyshohet se u dogj aksidentalisht në punë

Insajderi
01 March 2023 - 17:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Një 40 vjeçar ka vdekur në vendin e tij të punës në Fier.

Sipas policisë, viktima A.M, dyshohet se ishte djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes.

40-vjecari me inicialet A.M, punonte në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve (fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark