×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdes 62-vjeçari në vendin e tij të punës në Kaçanik

    Insajderi
    19 June 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka vdekur një 62 vjeçar derisa ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt.

    Veseli tha se viktima ishte pranuar pa shenja jete në një ordinancë në fshatin Kaçanik i vjetër.

    “Nga hetimet e para dyshohet se viktima derisa ishte mbi rimorkion me ngarkesë të një kamioni, për një moment kishte rënë pa vetedije mbi ngarkesë. Nga hetimet që janë zhvilluar nga hetuesit rajonal nuk ka dilema që mund ti ketë shkaktuar lëndime ndonjë person tjetër”, tha Veseli.

    “Në lidhje me këtë është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti ‘’Asgjësimi,dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” . Ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark