×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 77-vjeçari në Skenderaj, trupi iu gjet në një mal që u përfshi nga zjarri

    Insajderi
    19 February 2024 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një mal të përfshirë në zjarr në fshatin Rezallë të Skenderajt pasditen e së hënës.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se trupi është gjetur nga familjarët e tij.

    “Rreth orës 18:00, është raportuar se në  fshatin Rezallë  të Skenderajt, është  gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në  informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tijë në  një  zonë  mali që  ishte kapluar nga zjarri”, thotë ai.

    “Hetuesit policor me autorizim të  prokurorit kanë  nisur hetimet për  rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes”.

    Trupi i viktimës, sipas Zahitit, është dërguar për obduksion në institutin mjeko-ligjor. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark