Insajderi
Kulturë

Vdes arkitektja e famshme Zaha Hadid

Insajderi
31 March 2016 - 17:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arkitektja britanike Zaha Hadid ka vdekur në moshën 65 vjeçare pas një sulmi në zemër, raportojnë mediat e huaja.

Arkitektja që dizajnoj objekte të rëndësishme botërore sikurse “London Olypic Aquatic Centre” dhe “Muzeun Nacional MAXXI” ka vuajtur nga sulmet në zemër por gjendja saj u përkeqësua sot gjatë ditës ku po trajtohej në një spital në Majemi, raporton Insajderi.

Arkitektja me origjinë irakiane është një nga arkitektet femra më të njohura në histori dhe është e para femër që ka marrë medaljen e artë të Mbretit  për arritjet e saja në arkitekturë.

Ajo kishte marrë pjesë edhe në konkursin për dizajnimin e xhamisë së madhe në Prishtinë, por përkundër dizajnit të jashtëzakonshëm  ishte diskualifikuar nga gara dhe nuk kishte fituar.

Ajo ka lindur në Bagdad në vitin 1950 dhe pas diplomimit u bë njëra prej emrave më të njohura të arkitekturës në botë. / Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark