Insajderi
Lajme

Vdes e moshuara në Podujevë, pësoi sulm në zemër nga frika e qenve që e ndoqën

Insajderi
26 February 2025 - 17:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes e moshuara në Podujevë, pësoi sulm në zemër nga frika e qenve që e ndoqën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua në fshatin Obranqë të Podujevës ka vdekur pasi ka pësuar sulm në zemër nga frika nga qentë që po e ndiqnin.

Këtë e konfirmoi shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri.

“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdek si pasojë e sulmit në zemër, si pasojë e frikës, nuk ka pasë kafshim. Qentë e kanë ndjek, për shkak të frikës, ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Megjithëse, ne e kemi rianimu, e kemi kthy prapë në jetë mirëpo pas gjysmë ore ka vdek”, tha ai për Expres.

Beqiri tha se nuk ka informacione rreth moshës së saktë të viktimës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark