×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes edhe personi i dytë që aksidentua të premten në rrugën Kaçanik-Ferizaj

    Insajderi
    19 November 2023 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur të premten në rrugën Kaçanik- Ferizaj.

    Atë ditë një i ri ndërroi jetë, ndërsa dje ka vdekur edhe e aksidentuara e dytë.

    Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar  lëndime trupore në një aksident trafiku dhe  ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë  18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport.

    Faqja “Sje kaçanikli nëse” ka publikuar fotografinë e të ndjerës dhe ka njoftuar se varrimi i saj bëhet sot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark