×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes gruaja që u aksidentua mbrëmë në Prishtinë

    Insajderi
    08 April 2024 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia ka njoftuar se ka vdekur gruaja e cila u godit mbrëmë nga një motoçikletë në lagjen Emshir në Prishtinë.

    “Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e  cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.”

    Viktima është N.L, 68 vjeç.

    I dyshuari është ende në kërkim të Policisë.

    Njoftimi i plotë:

    Vdes një person që u aksidentua mbrëmë në  Prishtinë

    Mbrëmë në ora  20:25,  kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.

    Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë.

    Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e  cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

    Vdekjen e viktimës N.L,  femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK.

    Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark