×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes heroi i betejës së Koshares, Avdyl Treshnjeva

    Insajderi
    19 October 2023 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka vdekur në moshën 65-vjeçare luftëtari i betejës së Koshares, Avdyl Treshnjeva. Ai ndërroi jetë pak ditë më parë në Francë dhe është dërguar së fundmi për në banesën e fundit në fshatin Astë të Tropojës.

    Avdyl Treshnjeva ishte luftëtar i UÇK-së dhe pjesëmarrës në Betejën e Koshares bashkë me heroin Agim Ramadani.

    Treshnjeva mori pjesë si ushtar i UÇK, në Rrafshin e Dukagjinit (Kosovë) në pothuajse të gjitha luftimet e betejat e zhvilluara kundër pushtuesit, në atë zone, duke u dalluar për guximin e trimërinë e tij në fushëbetejë, por edhe duke i frymëzuar edhe bashkëluftëtarët e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark