Insajderi
Lajme

Vdes infermierja nga Malisheva

Insajderi
21 April 2024 - 14:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes infermierja nga Malisheva
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka vdekur Sadije Thaçi, e cila për vite të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë.

E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension.

Sadije Thaçi ishte bashkëshortja e doktorit të njohur nga Malisheva, Aziz Thaçi.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur QKMF’ja në Malishevë, ku kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët.

“Motra Sadije ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste shëndetësore që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Në emër të QKMF-së “Dr Shpëtim Robaj” në Malishevë ju shprehim ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë!”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark