×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    24 October 2022 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e parë Hasan Meta ka ndërruar jetë. Meta biokimisti i njohur ishte deputet nga viti 2001 deri në vitin 2004 si anëtar i Partisë Socialiste të Kosovës.

    Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij.

     “Ishe stoik në qëndrimet dhe mendimet tua prej intelektuali. Furtunat e kohës asnjëherë nuk të ligështuan. Në kohërat më të vështira dhe më të lavdishme të popullit tonë u rreshtove aty ku e kërkonte atdheu e kombi. Do të kujtojmë gjithmonë me pietetin më të lartë”.

    “Të qoftë i lehtë dheu i vendit tënd! Gjithmonë do të kujtohet dhe nderohet vepra jote. Lamtumirë Hasan Meta!”, thuhet në njoftim.

    Edh eish-ministri Ethem Çeku e ka publikuar një fotografi me Metën me mbishkrimin “Lavdi T’Madhit. Hasan Meta!“

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark