Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e plagëve fatale që ka marrë pasi është goditur nga një veturë në Bresje të Fushë Kosovës mbrëmjen e së dielës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se vdekja është konstatuar në vendngjarje.
“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, ka bërë të ditur tutje Ahmeti. /Insajderi.org/