Insajderi
Lajme

Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Insajderi
24 August 2024 - 22:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në  Fushë Kosovë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është goditur sot në Fushë Kosovë nga një veturë.

Burimet bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë.

Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona. Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo

Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark