Ka vdekur ditën e sotme, motra Dritë, kryeinfermierja e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës me anë të një postimi në ‘Facebook’.
Spitali njofton se ajo punonte si kryeinfermiere në Repartin e Ortopedisë, shkruan Insajderi.
“Me pikëllim morëm lajmin se motra Dritë që shërbeu me dekada për pacientët e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë paska vdekur.
Motra Dritë ishte mu si emri i saj për Spitalin tonë, e afërt me pacientët e kolegët dhe menaxhere e jashtezakonshme si Kryeinfermiere e Repartit të Ortodedisë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës. /Insajderi.org/