×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes mamia llapjane Sanije Topanica, iu ndihmoi grave në lindje gjatë luftës

    Insajderi
    21 November 2024 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar jetë Sanije Topanica, mamija llapjane e cila ishte adresa e mijëra grave gjatë luftës për lindje të foshnjave.

    Për vdekjen e Topanicës ka shkruar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili thotë se kontributi i jashtëzakonshëm i saj në shpëtimin e jetëve dhe ndihma ndaj grave në kushte të rënda të asaj kohe do të kujtohet e vlerësohet gjithmonë.

    “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mamisë llapjane Sanije Topanicës, e cila është e njohur veçanërisht për humanizmin e treguar në kohë lufte duke ndihmuar shumë gra në lindjen e foshnjave, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

    “Shtëpia e zonjës Sanije në Podujevë ishte adresë e mijëra grave gjatë viteve 1990-1999. Ajo ishte adresë shpëtimi e grave shtatzëna edhe në kohë lufte duke asistuar në lindjen e mbi 180 foshnjave në ambulantën e fshatit Koliq dhe nën qiellin e hapur të maleve të Gollakut. Me punën dhe përkushtimin e saj zonja Sanije u bë simbol i humanizmit dhe guximit në kohët më të vështira. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit shëndetësor!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark