×
  • Showbiz
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Vdes ‘mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it’, Tina Turner

    Insajderi
    24 May 2023 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

    Këngëtarja ikonë ka ndërruar jetë sot (e mërkurë) në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundjeje të gjatë, shkruan DailyMail.

    “Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot në mënyrë paqësore në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Cyrihut të Zvicrës”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga një përfaqësues për media i familjes së saj.

    “Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një grua model”, thuhet tutje në deklaratë.

    Turner ka lindur në vitin 1939 në Brownsville, Tenesi. Ajo u bë e famshme si pjesë e dyshes “Ike and Tina Turner” në vitet ’70 përpara se të niste një karrierë solo që është ndër më të suksesshmet e çdo interpretueseje femër në histori të muzikës.

    E quajtur “Mbretëresha e Rock ‘N’ Roll-it”, ajo ka lënë pas tre fëmijë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark