Insajderi
Lajme

Vdes motra e madhe e Adem Jasharit

Insajderi
23 September 2024 - 08:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes motra e madhe e Adem Jasharit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hava Jashari, motra e madhe e komandantit legjendar Adem Jasharit, ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur,  HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot”, ka shkruar Jashari.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”.

Jashari ka bërë të ditur se ceremonia mortore e së ndjerës do të mbahet sot nga ora 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc të Skenderajt. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark