Vdes në aksident këshilltarja e Ferid Aganit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në aksident këshilltarja e Ferid Aganit

    Insajderi
    26 June 2016 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është zbuluar identiteti i dy viktimave të aksidentit në komunikacion që ndodhi sot në Meqe të Gjakovës. Njëra nga të vdekurat ishte anëtare e Partisë së Drejtësisë, dhe Këshilltare Politike e Ministrit Agani në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    “Partia e Drejtësisë me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen tragjike në aksident trafiku të anëtares së Kryesisë Ilirjana Perteshonit, që njëherësh ishte edhe Këshilltare Politike e Ministrit Agani në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Vdekja e anëtares së Kryesisë së PD-së, Ilirjana Perteshonit, ka shokuar çdo anëtar të Partisë së Drejtësisë. PD me këtë rast i shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Perteshoni, familjarëve të saj, por edhe çdo anëtari të PD-së, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që ta ketë mëshiruar atë dhe motrën e saj”, thuhet në njoftimin e telegramin e ngushëllimit të PD’së.

    PD thotë se do ta kujtojë çdo herë me respekt Ilirjanën, si një njeri me virtyte të larta morale dhe intelektuale: “Shembullin personal të saj duhet ta synojë çdo qytetar i vendit”.

    Perteshoni në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010 pati qenë kandidate e PD-së për deputete të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ishte anëtare e kryesisë së degës së PD-së në Gjakovë, anëtare e Kryesisë Qendrore dhe anëtare e Këshillit Drejtues të PD-së. Nga dhjetori i vitit 2014 ka qenë Këshilltare Politike e Ministrit Ferid Agani në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Ilirjana së bashku me motrën e saj Dardanën humbën jetën sot në një aksident trafiku që ndodhi në magjistralen Gjakovë – Klinë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark