×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në moshë të re aktivisti i Vetëvendosjes

    Insajderi
    21 December 2023 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Erzen Vraniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktivisti i Vetëvendosjes, Arlind Shala.

    Teksa e ka përshkruar Arlindin, Vraniqi i shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe aktivistëve.

    Postimi i plotë:

    “I prekur thellë me lajmin për vdekjen e aktivistit Arlind Shala…

    Djalë i hareshëm, i rritur në pjesën e vjetër të qytetit, edhe pse i ri në moshë, i sakrifikonte daljet e të shtunave mbrëma  deri në orët e vona për të punuar në rradhitjen e gazetës VETËVENDOSJE!, atëherë kur kjo gazetë ishte një ndër “armët” kryesore të Lëvizjes. Kur i kërkoja falje që ja humba natën, më thoshte faleminderit që po ma jepni mundësinë.

    I lehtë të qoftë dheu Arlind!

    Ngushëllime familjes, miqve e aktivistëve!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark