×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vdes një burrë në lokalin e tij në Prizren

    Insajderi
    13 May 2023 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një burrë ka vdekur dje në lokalin e tij në fshatin Lutogllavë të Prizrenit. Për rastin, tashmë kanë nisur hetimet.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

    Sipas Policisë, djali i viktimës ka njoftuar Policinë se babai ishte alivanosur në lokal, dhe pasi ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

    “Fsh. Lutogllavë, Prizren (DM 784/741) 12.05.2023 – 15:12. Ankuesi  kosovar ka njoftuar policinë se babai i tij derisa ishte në lokalin e tij është alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në konsultim me prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark