×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes një grua në QKUK, policia nis hetimet

    Insajderi
    25 June 2022 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga fshati Jashanicë i Klinës, që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë.

    Sipas raportit mjekësor, ajo ka vdekur si pasojë e komplikimeve në zemër.

    Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

    “Fsh. Jashanicë, Klinë 21.06.2022 – 16:00  Më 24.06.2022 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, sipas raportit mjekësor, si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë viktima femër  kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark