×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes një grua në Viti, humbi jetën pas aksidentimit me autobus

    Insajderi
    07 December 2023 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua ka vdekur pas aksidentimit me një autobus. Ngjarja ka ndodhur në Gërmovë të Vitisë, mbrëmjen e së mërkurës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa thuhet se e dyshuara me veturën e saj humbi kontrollin dhe goditi autobusi nqë po lëvizte në krahun tjetër të rrugës.

    “Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Sipas policisë, trupi I viktimës është dërguar për obduksion. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark