Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Prizreni ka vdekur, pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore duke luajtur futboll.
Në raportin e policisë thuhet se viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës..
“VDEKJE E DYSHIMTË-Prizren, 13.02.2022 – 15:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion.